image KQZ publikon hartën e balotazhit

KQZ publikon hartën e balotazhit

news image

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka publikuar hartën e raundit të dytë të zgjedhjeve, për kryetar të 21 komunave në Kosovë, që do të mbahen me 14 nëntor.

Sipas tij, harta tregon se nga aspekti organizativ procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1 mijë e 638 nga 2 mijë e 477.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues“, ka shkruar ai. /GazetaSinjali/