image KQZ përfundimisht vendosi për numërimin e 530 kutive të votimit

Kosovë

Vendim/ KQZ përfundimisht vendosi për numërimin e 530 kutive të votimit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbështetur rekomandimet e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve për rinumërimin e plotë të 530 kutive të votimit.

Në këto vendvotime janë hasur gabime të problemeve teknike, në disa vendvotime subjektet nuk kanë fare vota, në disa të tjera kandidatët kanë më shumë vota se subjektet politike.

Vendimi është mbështetur para pak çastesh nga shumica e anëtarëve të KQZ-së në mbledhjen e sotme të këtij institucioni. / Gazeta Sinjali/