image KQZ njofton sa vendvotime janë rinumëruar

Kosovë

Rezultate/ KQZ njofton sa vendvotime janë rinumëruar

news image

Nga 314 vendvotime sa ka vendosur t’i rinumëroj Komisoni Qendror i Zgjedhjeve janë rinumëruar 60 prej tyre.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

KQZ njofton se pas përmbylljes së çdo rinumërimi, do të vazhdojë me publikimin e formularëve të subjekteve politike dhe të kandidatëve./Gazeta Sinjali/