image KQZ miraton vendimin, këta janë 11 deputetët që i zëvendësojnë ministrat

Kosovë

Kuvendi/ KQZ miraton vendimin, këta janë 11 deputetët që i zëvendësojnë ministrat

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), e ka miratuar rekomandimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë ministra.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, Enver Haliti do ta zëvendësojë Albin Kurtin, Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën, Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun, Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitia dhe Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin, Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun, Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin, Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.

Ndërkaq, te Nova Demokratska Stranka, Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Redžepi./Gazeta Sinjali/