image KQZ: Më shumë votues sesa në vitin 2017

Kosovë

Zgjedhjet/ KQZ: Më shumë votues sesa në vitin 2017

news image

174 mijë e 669 qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00, apo në përqindje 9,64%. Kështu ka njoftuar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në konferencën e dytë që po mbahet me radhë.

Ky numër i votuesve për 4 orët e para, e tejkalon numrin e votuesve në vitin 2017, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e komisioneve komunale të zgjedhjeve procesi është duke u vijuar në rregull, poashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga 94% të vend votimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues apo 9,64 përqind”, ka deklaruar Daka.

“Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2017, deroi në ora 11 kishte dalje në zgjedhje 8.45 për qind të votuesve”, deklaroi ajo.

Daka është shprehur se përveç disa incidenteve të vogla të cilat kanë arritur t’i lokalizojnë me ndihmën e policisë dhe prokurorisë, nuk ka pasur ndonjë incident të madh. /Gazeta Sinjali/