image KQZ: Kanë arritur 3 mijë vota nga diaspora

Politikë

KQZ: Kanë arritur 3 mijë vota nga diaspora

news image

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se të shtunën ka arritur kontigjenti i parë me vota nga diaspora, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, Ahmetaj njoftoi se ky kontigjent i ka pasur 3 mijë zarfe me fletëvotime.

“Kemi zhvilluar komunikimin me ta për votat me postë, po ashtu edhe përmes postave të shpejta dhe të njëjtën do ta përdorim. Të shtunën i kemi marrë diku rreth 3.000 zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontigjenti i parë. Jemi në fazën e furnizimit dhe shërbimeve për t’i kryer këto aktivitete, jemi në fazën e trajnimit të këshillave të vend votimeve”, shtoi Ahmetaj.

Po ashtu, ai bëri të ditur se pritet që të gjitha fletëvotimet të arrijnë të premtën në Kosovë.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë shpërndarë kabinat e votimit, dhe sipas informacioneve pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë shtypja e fletëvotimeve dhe nuk kemi pasur mundësi të shkojmë t’i shohim nga afër për shkak të pandemisë”, tha ndër të tjera Ahmetaj./Gazeta Sinjali/