Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të cilat do të mbahen sot (e diel). Ata do të jenë prezentë në disa Qendra të Votimit për të ndjekur nga afër organizimin e zgjedhjeve.
Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në 401 vendvotime të bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, si dhe numërimin e votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se ky vëzhgim është në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kanë institucionet zgjedhore në të dy vendet.
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë prezentë në disa Qendra të Votimit për të përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve.