image KQZ-ja miraton buxhetin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kosovë

KQZ-ja miraton buxhetin për zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së enjtes ka miratuar buxhetin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

5 milionë e 560 mijë euro do të jetë buxheti për këto zgjedhje.

Nga ky buxhet 153 mijë euro janë ndarë për mëditje.

“Projeksion i buxhetit është 5 milionë e 560 mijë, kjo do të kërkohet që nga dita e nesërme nga Qeveria që të bëhet alokimi që të mund t’i fillojmë procedurat. Ky është totali i buxhetit të projektuar, është projeksion që nuk do të thotë se i tërë ky buxhet do të harxhohet, si zakonisht KQZ-ja gjithmonë i kthen pjesën e mbetur të parave pas përfundimit të zgjedhjeve”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Sot gjithashtu u mor vendim që fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët të fillojë më 3 shkurt dhe të përfundojë më 12 shkurt 2021.

/Gazeta Sinjali/