image KQZ-ja dorëzoi zyrtarisht tek Presidenca rezultatet zgjedhore të 6 tetorit

Kosovë

Zgjedhjet/ KQZ-ja dorëzoi zyrtarisht tek Presidenca rezultatet zgjedhore të 6 tetorit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot zyrtarisht e ka njoftuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi me rezultatet zgjedhore të 6 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme presidentit i është dërguar shkresa njoftuese e rezultateve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur me datë 6 tetor”, tha ai.

Elezi bëri të ditur se presidentit i është dërguar edhe një kopje e rezultateve të certifikuara edhe për kandidatët për deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

“Së bashku me shkresën njoftuese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bashkangjitur edhe një kopje të rezultateve të certifikuara. Pra, për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje”, tha ai.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetori./Gazeta Sinjali/