image KQZ i certifikon zgjedhjet, NISMA-AKR-PD e kalon pragun

Kosovë

Zyrtare/ KQZ i certifikon zgjedhjet, NISMA-AKR-PD e kalon pragun

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka përmes një konference për media ka thënë se janë regjistruar 1 milion e 961 e 213 votues, ndërsa kanë votuar mbi 826 mijë votues.

Daka ka thënë se janë regjistruar 84,1275 fletëvotime të vlefshme, ndërsa 20.897 fletëvotime të pavlefshme.

Lëvizja Vetëvendosje ka 26.270%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 24.548%, Partia Demokratike e Kosovës 21.234%, koalicioni AAK-PSD ka 11.515%, Lista serbe 6.402%, koalicioni NISMA-AKR-PD 5.002%”, ka thënë ajo.

Më tutje Daka ka treguar edhe sa ulëse në Kuvend do t’iu përkasin partive politike.

Në bazë të reuzultateve të subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje ka 29 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës ka 24 ulëse, koalicioni AAK-PSD ka 13 ulëse, Lista Serbe ka 10 ulëse, koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 ulëse./Gazeta Sinjali/