image KQZ fton personat me nevoja të veçanta nga Veriu të regjistrohen për zgjedhje

Politikë

KQZ fton personat me nevoja të veçanta nga Veriu të regjistrohen për zgjedhje

news image

Të gjithë personat me  nevoja të veçanta nga komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan mund ta shfrytëzojnë të drejtën për votim përmes ekipeve mobile.

“Ata duke plotësuar formularin e aplikimit për regjistrim i cili gjendet në linkun: https://kqz-ks.org/sherbimet…/votimi-me-nevoja-te-vecanta/ ose në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.

Më tej KQZ njofton se periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta është nga data 26 nëntor deri me 1 dhjetor.

“Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore, dhe dëshmitë për rastet të tjera të veçanta, të cilat duhet të dorëzohen në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, më së voni deri më 1 dhjetor 2022, njofton KQZ-ja.

/GazetaSinjali/