image KQZ: Fillon sot numërimi i votave në QKN

Politikë

KQZ: Fillon sot numërimi i votave në QKN

news image

Pas numërimit të 99.40% të votave të rregullta nga zgjedhjet parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të fillojë sot numërimin e votave të ardhura nga diaspora, votave me kusht si dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor do të bëhen publike vetëm pasi të përfundojë numërimi i të gjitha llojeve të votave.

Sipas tij, sot nis procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Në pjesën më të madhe të komunave, ky proces do të fillojë në orën 16:00, ndërsa në komunat me numër më të vogël votuesish do të nisë nga ora 09:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/