image KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve lokale, vetëm katër komuna kanë mbetur pa u certifikuar - Sinjali

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve lokale, vetëm katër komuna kanë mbetur pa u certifikuar

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale që janë mbajtur më 17 tetor në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rezultatet e këtyre komunave mbesin të njëjtat me ato që u shpallën një ditë më herët, më 28 tetor.

Në certifikim nuk janë përfshirë rezultatet përfundimtare të raundit të parë për komunat: Podujevë, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot.

Sipas njoftimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këtë institucion janë paraqitur ankesa për rezultatin përfundimtar në këto 4 komuna.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin