image KQZ: Afati për certifikim për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq përfundon më 2 dhjetor

Politikë

KQZ: Afati për certifikim për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq përfundon më 2 dhjetor

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se afati për certifikimin e subjekteve politike të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq do të përfundojë më 2 dhjetor.

Sipas KQZ-së, kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike më së largu deri në orën 16:00 të datës 2 dhjetor.

Kujtojmë se katër komunat veriore kanë shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi atje janë dorëhequr kryetarët e komunave bashkë me asamblistët serbë, pas situatës së krijuar në lidhje me targat dhe vendimin e qeverisë.

/GazetaSinjali/