image Kounde nuk është i fundit, Barça fillon punën për transferimin e Azpilicuetas

Futboll

Kounde nuk është i fundit, Barça fillon punën për transferimin e Azpilicuetas

news image

Barcelona ka qenë nga skuadrat më aktive këtë merkato verore.

Blaugranasit kanë arritur pesë transferime deri tani këtë verë.

Ata kanë nënshkruar me Franck Kessie e Andreas Christensen si agjentë të lirë, ndërkohë që kanë shpenzuar shuma për treshen, Robert Lewandowski, Raphinha dhe së fundi Jules Kounde.

Megjithatë, Barça nuk do ta përfundojë me kaq këtë merkato, pasi ata synojnë edhe transferimin e mbrojtësit të djathtë të Chelseas, Cesar Azpilicueta.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Barcelona do të shtyjë sërish për César Azpilicueta në ditët në vijim.

Azpi dëshiron lëvizjen në Barcelonë, por ai do të jetë profesional me Chelsean, kështu që varet nga dy klubet tani, thekson Romano.

/GazetaSinjaliSport/