image Kounde: Dua t'i fitoj të gjitha kompeticionet me Barcelonën

Futboll

Kounde: Dua t’i fitoj të gjitha kompeticionet me Barcelonën

news image

Barcelona konfirmoi pasditen e së enjtes arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin, Jules Kounde nga Sevilla.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin spanjoll, duke refuzuar ofertën nga Chelsea.

Pas transferimit, Kounde ka dhënë deklaratën e tij të parë si futbollist i blaugranasve.

“Jam vërtet krenar, mirënjohës. Mezi pres të bashkohem me ekipin dhe të filloj këtë histori të Barcelonës.

“Unë e falënderoj Sevillan, por sigurisht që Barça është një hap i lartë në karrierën time – kështu që këtu dua të fitoj të gjitha garat”, u shpreh ai.

Francezi gjithashtu tregoi se Xavi Hernández ishte njeriu që ndryshoi marrëveshjen.

“Xavi është një arsye e madhe përse jam këtu. Sjellja e tij më bindi, jam i emocionuar që filloj të punoj me ekipin. Është e qartë se ne e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë”, ka deklaruar ndër të tjerash mbrojtësi francez.

/GazetaSinjaliSport/