Barcelona konfirmoi pasditen e së enjtes arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin, Jules Kounde nga Sevilla.
Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin spanjoll, duke refuzuar ofertën nga Chelsea.
Pas transferimit, Kounde ka dhënë deklaratën e tij të parë si futbollist i blaugranasve.
“Jam vërtet krenar, mirënjohës. Mezi pres të bashkohem me ekipin dhe të filloj këtë histori të Barcelonës.
“Unë e falënderoj Sevillan, por sigurisht që Barça është një hap i lartë në karrierën time – kështu që këtu dua të fitoj të gjitha garat”, u shpreh ai.
Francezi gjithashtu tregoi se Xavi Hernández ishte njeriu që ndryshoi marrëveshjen.
“Xavi është një arsye e madhe përse jam këtu. Sjellja e tij më bindi, jam i emocionuar që filloj të punoj me ekipin. Është e qartë se ne e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë”, ka deklaruar ndër të tjerash mbrojtësi francez.