image Kosovë: Brenda 24 orëve pesë raste të dhunës në familje

Siguri

Kosovë: Brenda 24 orëve pesë raste të dhunës në familje

news image

Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Tri prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, një në Rahovec dhe një në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Një person në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij dhe pas kësaj ka marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa një rast tjetër është raportuar që një person është sulmuar fizikisht nga i biri i tij

Një burrë ka sulmuar bashkëshorten e tij në Prishtinë“, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq në Rahovec, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin janë në proces gjyqësor, përmes telefonit e ka kanosur vajzën e tyre, me pretekst pse ka shkuar tek nëna e saj.

E në Prizren, një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë mbi nënën e tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë . Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

/GazetaSinjali/