image Kosovarja shtatzënë që ngiste Ferrari goditet nga një VW Golf, detaje nga aksidenti

Diasporë

Kosovarja shtatzënë që ngiste Ferrari goditet nga një VW Golf, detaje nga aksidenti

news image

Në timonin e Ferrarit, makinë me 720 kuaj fuqi dhe që, e re kushton mbi 200 mijë franga, ishte një kosovare 28 vjeçe në një fazë të avancuar të shtatzënisë.

Mbrëmjen e së mërkurës në orën 18.45 ka ndodhur një përplasje frontale anësore në rrugën kryesore në Menziken (Aaargau). Shoferi 20 vjeçar i një Golfi që vinte nga Reinach AG dëshiron të kthehet majtas në pompën e benzinës, Coop, transmeton albinfo.ch.

“Sipas njohurive të deritashme, ai nuk mundi ta shihte një makinë Ferrari 488 GTB që po afrohej në mënyrë korrekte”, konfirmon Bernhard Graser nga policia kantonale e Aargaut.

Kështu, ndodhi një përplasje. Ferrari ngjyrë hiri u hodh tutje dhe u përplas më tej me një makinë Clio, që po lëvizte pas Golfit, shkruan blick.chShoferi i Golfit, shtetas i Maqedonisë, është dërguar në spital me lëndime në dorën e majtë.

Në timonin e Ferrarit, makinë me 720 kuaj fuqi dhe që, e re kushton mbi 200 mijë franga, ishte një kosovare 28 vjeçe në një fazë të avancuar të shtatzënisë, ajo u desh të dërgohej në spital për t’u kontrolluar.

Shoferi (29) i Clios, një rumun, ka marrë lëndime të lehta – dy persona që po udhëtonin me të kanë pësuar vetëm tronditje.

Zëdhënësi i Kapo, Graser thotë se “Ne supozojmë se dëmi i pronës arrin në 100,000 franga”.

Ndaj shoferit të Golfit është ngritur kallëzim në prokurorinë publike. 

/GazetaSinjali/