image Kosovari zhvishet në aeroplan dhe bërtet “UÇK”, arrestohet nga policia - FOTO

Diasporë

Kosovari zhvishet në aeroplan dhe bërtet “UÇK”, arrestohet nga policia – FOTO

news image

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në aeroplanin e linjës Bruksel-Shkup. Një kosovar ishte zhveshur deri në del dhe kishte bërtitur “UÇK”.

Ai u arrestua menjëherë pas aterimit në aeroportin e Shkupit.

Kjo ngjarje i kishte shqetësuar paksa udhëtarët, raporton Alsat-M.

“Për momentin bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive. Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”- thuhet në njoftimin e MPB-së maqedone.

/GazetaSinjali/