Një rast i çuditshëm ka ndodhur në aeroplanin e linjës Bruksel-Shkup. Një kosovar ishte zhveshur deri në del dhe kishte bërtitur “UÇK”.
Ai u arrestua menjëherë pas aterimit në aeroportin e Shkupit.
Kjo ngjarje i kishte shqetësuar paksa udhëtarët, raporton Alsat-M.
“Për momentin bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive. Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”- thuhet në njoftimin e MPB-së maqedone.