Ukraina vazhdon të mbetet vend i pasigurt për të qëndruar, pas luftës që Rusia ka nisur atje.
Mediat në Francë kanë raportuar për Esat Hamitin, shqiptarin nga Kosova, që ka shpëtuar një 19-vjeçare, Alina e cila ishte nën bombardimet e Kievit.
Siç raportohet, Alina kishte mbetur e vetmuar dhe e bllokuar në zonën e luftës, pasi familja e saj pak ditë më parë ishin larguar për në Francë.