image Kosovari që vrau gruan e kunatën ankohet në gjykatë, detaje nga vrasja

Diasporë

Kosovari që vrau gruan e kunatën ankohet në gjykatë, detaje nga vrasja

news image

Në qershor, Gjykata e Qarkut në Brugg ka dënuar një shtetas të Kosovës me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, pasi që i njëjti kishte therur gruan e tij dhe motrën e saj të dyja shtetase të Shqipërisë.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në Hausen të Kantonit Argau, shkruan Badener Zeitung.

I gjykuari tani mbrohet kundër vendimit që e ka shpallur fajtor.

Në pranverën e vitit 2017, një grua nga Hausen-i kishte raportuar burrin e saj për dhune në familje.

Meqenëse gruaja më vonë kishte tërhequr ankesën, nuk u zhvillua ndonjë proces, transmeton albinfo.ch. Por, përmes marrjes në pyetje nga policia, burri mëson se gruaja e tij dëshironte të shkurorëzohej nga ai.

Më vonë, 54-vjeçari kosovar filloi të monitoronte gruan e tij. Ai e “lokalizonte” atë përmes telefonit të tij mobil. Kështu, ai e ndiqte atë në takime dhe mblidhte “dëshmi” se si ajo takohet me burra të tjerë.

Ai gjithashtu bënte fotografi të rrëmujës në shtëpi. Sipas prokurorit, ai e bën këtë për të vërtetuar se gruaja po neglizhon detyrat e saj martesore.

Pastaj, në mbrëmjen e 7 janarit 2018, ai e ballafaqon gruan me “provat” e tij.

Sipas prokurorëve, ai e kishte bërë këtë ballafaqim për ta bërë gruan të qëndronte me të. Por, ajo kishte refuzuar.

Në mëngjesin e 8 janarit, pak pasi fëmijët kishin shkuar në shkollë, ai hyri në dhomën e gjumit të gruas së tij dhe e theri në gjoks me një thikë kuzhine. Pastaj ai sulmon motrën e saj, e cila ishte aty për vizitë. Pasi ajo e humb vetëdijen, ai e godet me thikë dhe ajo vdes brenda pak sekondash.

Në qershor të këtij viti, kosovari u gjykua në Gjykatën e Qarkut, Brugg. Ai gjatë gjithë kohës së gjykimit kishte protestuar për pafajësinë e tij, ku sipas tij, ai ishte sulmuar nga dy gratë.

Ai thjesht kishte luftuar në vetëmbrojtje dhe dy gratë kishin vdekur në këtë betejë mbrojtëse.

Për më tepër, sipas tij, ai as që e kishte qëlluar të shoqen por ajo “kishte rënë” në thikë gjatë përleshjes.

Ndërsa hetuesit kishin përshkruar me përpikmëri rrjedhën e ngjarjeve.

Gjurmët e gjakut në dhomë, gjurmët e ADN -së në thikën e krimit dhe plagët mbi viktimat dhe mbi autorin: Të gjitha këto të dhëna japin vetëm një përfundim për gjykatën: versioni i rrëfyer nga burri nuk mund të ishte i saktë.

Ndryshe nga ajo që ka rrëfyer, ai ka vrarë dy gratë me gjakftohtësi. Gruan e tij sepse e kishte tradhtuar, domethënë për t’u hakmarrë dhe për të rikthyer “nderin” ndërsa motrën e saj për të hequr qafe një dëshmitare.

Prandaj, kosovari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të shumëfishtë. Ai gjithashtu duhet të largohet nga vendi për 15 vjet dhe t`u paguajë të afërmit e grave të vrara rreth 200,000 franga.

/GazetaSinjali/