Në mëngjesin e ditës së enjte një kosovar 42-vjeçar, nga rrethi i Eferding, teksa ishte duke punuar së bashku me kolegët e tij për një firmë ndërtimi në Alkovën u rrëzua nga rreth dhjetë metra lartësi dhe kishte rënë mbi një dysheme betoni. Si pasojë, humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Albinfo.at ka kontaktuar me një mik të familjes se të ndjerit, njëkohësisht edhe bashkëvendës i tij.
Siç bëhet e ditur, viktima është A.M. nga fshati Randobravë, komuna e Prizrenit, banues në Eferding të Austrisë së Epërme.
I ndjeri prej shumë vjetësh, së bashku me familjen e tij, kishte migruar për në Austri.
Ai ka lënë në pikëllim bashkëshorten dhe gjashtë fëmijë.