Një video që një person në Skënderaj e postoi në rrjetin social TikTok, e dërgoi atë në prangat e Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga një sinjalizues që i arrestuari kishte postuar një video në të cilin shihet me armë dhe me jelek antiplumb.
Me të rënë në duart e policisë ajo video, qytetari është arrestuar më 29 janar rreth orës 13:00 dhe ndaj tij është iniciuar rast “armëmbajtje pa leje”./Gazeta Sinjali/