image Kosovari i armatosur plaçkit bankën në Zvicër, kapet nga policia

Vjedhje/ Kosovari i armatosur plaçkit bankën në Zvicër, kapet nga policia

news image

Një kosovar ka plaçkitur të mërkurën një bankë në Adliswil të Kantonit të Cyrihut. Ai është kapur shumë shpejt pas ikjes nga vendi i ngjarjes, njoftojnë mediat Zvicerane.

Siç bën të ditur Policia Kantonale e Cyrihut, në aksionin për kapjen e personit në fjalë, nuk ka pasur të lënduar.

“Të mërkurën, më 6 nëntor, pak para orës 15 e 30 një burrë i panjohur kishte hyrë në filialin e bankës dhe kishte kërcënuar  të pranishmit duke ua drejtuar një revolver dhe duke kërkuar t`ia dorëzonin paratë”.

Pasi që personi në fjalë doli nga banka, aty arritën policët. Ata pastaj e ndoqën plaçkitësin që ishte duke ikur këmbë dhe përfundimisht arritën ta arrestojnë.

Pjesëtarët e Policisë Kantonale të Cyrihut me këtë rast kanë pasur mbështetjen edhe të policive komunale të komunave Adliswil-Langnau dhe Kilchberg.

Grabitësi i kapur i bankës është një shtetas kosovar i moshës 36 vjeçare, me banim në qarkun e Horgenit. Pas marrjes në pyetje nga policia, ai i është dorëzuar prokurorisë përgjegjëse. /Gazeta Sinjali/