Leonard Kastrati ka zgjedhur ta tregojë dashurinë për vendin e tij në një mënyrë shumë të veçantë.
I riu nga Kosova ka “gdhendur” në trup historinë e popullit shqiptar. Leonardi ka bërë tatuazh figurat që kanë lënë gjurmë duke nisur nga Skënderbeu, Isa Boletini, Adem Jashari etj.
Ai tregoi se ka gdhendur momentin e ngritjes së flamurit në Vlorë ndërsa planifikon të bëjë dhe kështjellën e Krujës. Për më tepër, ai ka përjetësuar dhe familjen e tij. Gjatë një interviste, ai tha se tatuazhet i ka realizuar në Suedi.
“Së pari kam bërë shqiponjën. Së pari, mendova diçka me familjen dhe me fëmijët. Kisha një plan me fëmijët bashkë me luan. Kisha qejf me bërë diçka me historinë tonë. Akoma nuk është përfunduar. Dua të bëj Krujën”, tha mes tjerash ai./GazetaSinjali/