image Kosovarët shpenzojnë 140 mijë euro për fishekzjarre

Kosovë

Ekonomi/ Kosovarët shpenzojnë 140 mijë euro për fishekzjarre

news image

Festat e fundvitit në Kosovë manifestohen me fishekzjarre, por siç duket qytetarëve të Kosovës iu ka rënë interesimi për to. Numri i mjeteve piroteknike që kanë hyrë në Kosovë në këtë vit ka rënie nën 100 mijë kilogram, kurse në vitin 2018 importimi i mjeteve piroteknike ka qenë mbi 100 mijë kilogram.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se deri më tani janë importuar rreth 81 mijë kilogram fishekzjarre, vlera e të cilave arrin shifrën e 140 mijë eurove.

“Deri tani kemi të importuara rreth 81.000 mijë kg me vlerë prej 140,000 mijë euro. Ka një rënie nga vitet e kaluara, vitin e kaluar kishim mbi 100.000 kg”, ka thënë Stavileci për Gazetën Sinjali.

Stavileci ka njoftuar se për kompanitë të cilat duan të importojnë mjete piroteknike duhet të  jenë të licencuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Derisa importi kërkon licencë nga MPB pra gjatë tri viteve të fundit kemi ulje të importit pasi ka qenë mbi 100.000 mijë kg tani kemi rënë nën 100.000 kg”, ka thënë Stavileci për Gazetën Sinjali.

Me qëllim të rritjes së sigurisë në qytete, komuna e Prishtinës, Lipjanit, Drenasit, Malishevës, Prizrenit e kanë ndaluar përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike.

Me urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe ka dal edhe komuna e Prishtinës. Shkelësit e kësaj urdhërese sipas njoftimit të kësaj komune do të gjobiten 100 euro. /Gazeta Sinjali/