image Kosovarët që janë kthyer në Gjermani ditëve të fundit kanë rritur numrin e të infektuarve me COVID-19

Evropë

Kosovarët që janë kthyer në Gjermani ditëve të fundit kanë rritur numrin e të infektuarve me COVID-19

news image

Ambasada e Kosovës në Gjermani përmes një postimi në Facebook është shprehur se shtetasit nga Kosova që janë kthyer në Gjermani ditëve të kaluara kanë paraqitur numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ambasada thonë se ky përfundim është nxjerrë bazuar në statistikat e hartuara nga instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Prandaj, nga ambasada u kanë bërë lutje shtetasve të Gjermanisë dhe bashkëkombasve që vijnë për pushime në Kosovë, t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së, ndërsa posa të kthehen në Gjermani t’i zbatojnë udhëzimet e Ministrive Federale gjermane.

“Luteni që posa të ktheheni në Gjermani nga pushimet të zbatoni udhëzimet e Ministrisë Federale të Shëndetësisë dhe Ministrive të Landeve gjermane për testime në aeroporte ndërsa nëse udhëtoni me makinë apo autobusë të lajmëroheni tek Entet Shëndetësore në venbanimet tuaja dhe të testoheni! Ruajeni veten sepse me këtë ruani të afërmit tuaj!”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/embassyrks.germany/posts/3212105022200802