image Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që iu skadon viza në Gjermani

Kosovë

Masat/ Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që iu skadon viza në Gjermani

news image

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë një njoftim për të gjithë shtetasit e saj që janë në Gjermani, sesi të veprojnë në rast se u skadon viza në Gjermani.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë në Gjermani dhe u skadon ‘Viza Schengen’ apo ‘Viza’ të formave tjera- këto mund t’i zgjasin ku janë të lajmëruar në vendbanimet e tyre: me email, telefon apo edhe termin paraprak në komunat gjermane ku jetojnë!

E rëndësishme: të gjithë shtetasit që vazhdojnë Vizat e tyre të Qëndrimit DUHET të bëjnë edhe zgjatjen e sigurimit të tyre mjekësor në Gjermani”. thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/