Rastet kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje janë në rritje e sipër dhe kjo vazhdimisht e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative, shkruan Gazeta Sinjali.
Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të tilla, tri prej të cilave në Prishtinë.
Sipas Policisë, për këto raste janë arrestuar disa të dyshuar, të cilët më pas janë liruar.
“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 15.03.2022 – 15:30. Policia nga një i dyshuar mashkull kosovar ka sekuestruar një pistoletë me gas dhe katërmbëdhjetë fishekë me gas. I dyshuari pasi intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2022 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në xhep i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. I dyshuari pasi intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë (NN) 15.03.2022 – 16:40. Njësitet policore pasi kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit në çantën e krahut i kanë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta (një thikë dhe një skalper). Me rekomandim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr.Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2022 – 18:00 . Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që tek i njejti gjatë kontrollit iu është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.”