image Kosovarët mbyllen në shtëpia, raportohen disa raste të dhunës familjare në polici

Kosovë

Raport/ Kosovarët mbyllen në shtëpia, raportohen disa raste të dhunës familjare në polici

news image

Burri sulmoi gruan në Prishtinë, vëllai rrahu vëllain në Prizren, e gjakovari rrahun nënën e tij.

Të trija këto raste u raportuan në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme, periudhë kjo kur kosovarët po qëndrojnë brenda shtëpive, të izoluar nga frika e virusit COVID-19.

“Ankuesja femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Tjetër rast dhune u raportua edhe në Gjakovë ku një person u arrestua pasi sulmoi fizikisht nënën e tij

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Siç raporton policia, në Prizren vëllai sulmoi vëllain dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/