image Kosovarët e izoluar - 30 aksidente trafiku për 24 orë

Kosovë

Siguri/ Kosovarët e izoluar – 30 aksidente trafiku për 24 orë

news image

Jo të gjithë kanë respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike që të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Disa prej tyre të cilët dolën me vetura gjatë ditës së djeshme shkaktuan 30 aksidente, 13 prej të cilëve me të lënduar, ndërsa 17 të tjerë me dëme materiale.

Për shkelje të ndryshme në trafik policia ka shqiptuar 110 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit u arrestuan 12 persona, katër prej të cilëve u dërguan në mbajtje, derisa njëri prej tyre u dërgua në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/