image Kosovarët duhet të vetizolohen për 14 ditë pas rikthimit në Angli

Botë

Kosovarët duhet të vetizolohen për 14 ditë pas rikthimit në Angli

news image

Qeveria britanike e ka publikuar listën e plotë të 59 shteteve me të cilat Anglia do të formojë korridore udhëtimi.

Qytetarët që vizitojnë ndonjë nga shtetet që është pjesë e kësaj liste nuk janë të obliguar që të vetizolohen për 14 ditë pasi të rikthehen në Angli.

Ky vendim hyn në fuqi pas datës 10 korrik.

Por, nëse ka udhëtarë që kanë qenë në një shtet që nuk është në këtë listë, atëherë ata do të duhet të vetizolohen, shkruan “The Guardian”.

Në këtë listë është Serbia, por jo edhe Kosova.

Shtetet, ndaj të cilave është hequr kjo masë janë: Andorra, Gjermania, Zelanda e Re, Antigua dhe Barbuda; Greqia, Norvegjia, Aruba, Grenlanda, Polonia, Australia, Réunion, Austria, Guadeloupe, San Marino, Bahamet, Hong Kongu, Serbia, Barbados, Hungaria, Seuchellet, Belgjika, Islanda, Korea e Jugut, Bonaire, Sint Eustatius & Saba, Italia, Spanja, Kroacia, Xhamajka, St Barthélemy, Curaçao, Japonia, St Kitts & Nevis; Qiproja; Lihtenshtajni, St. Lucia; Republika Çeke, Lituania, St Pierre & Miquelon, Danimarka, Luksemburgu, Zvicra, Dominica, Macau, Tajvani, Ishujt Faroe, Malta, Trinidad & Tobago; Fixhi, Mauriciusi, Turqia, Finlanda, Monako, Qyteti i Vatikanit, Franca, Holanda, Vjetnami, Polinezia Franceze, Kaledonia e Re./Gazeta Sinjali/