image Pritje të gjata në kufi, kjo është gjendja në Merdarë

Shqipëri

Pritje të gjata në kufi, kjo është gjendja në Merdarë

news image

Mijëra shqiptarë të Kosovës janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Radha e gjatë  kilometrike janë shënuar në pikën kufitare në Merdarë.

Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.

Rradhë e gjatë është edhe te Dheu i Bardhë, për shkak të fluksit të madh të mjeteve po shkojnë në bregdet.

Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas të Kosovës e vende të tjera të rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

Kujtojm se java e parë e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar. /GazetaSinjali/