Mijëra shqiptarë të Kosovës janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Radha e gjatë kilometrike janë shënuar në pikën kufitare në Merdarë.
Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.
Rradhë e gjatë është edhe te Dheu i Bardhë, për shkak të fluksit të madh të mjeteve po shkojnë në bregdet.
Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas të Kosovës e vende të tjera të rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.
Kujtojm se java e parë e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar. /GazetaSinjali/