Sërish lajme të këqija për ekipin e femrave të Real Madridit.
Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani ka pësuar një lëndim në gju që do ta mbajë jashtë fushës për dy deri në katër muaj.
Asllani, që iu bashkua së fundmi ekipit pasi mungoi për disa ndeshje për shkak të infektimit me koronavirus, do të mbetet jashtë për shkak të lëndimit që pësoi në ligamentin e gjurit.
Asllani është një prej lojtareve më të mira të klubit madrilen dhe do të jetë mungesë e madhe për “Los Blancos” sidomos në aventurën e tyre në Champions League.
Në ligë, Real Madridi ka vetëm një pikë pas tri xhirove të para dhe renditet në vendin e 14-të që dërgon në një rang më poshtë. /Gazeta Sinjali Sporti/