image Kosova U21 sot ka përballjen më të vështirë në kualifikime

Futboll

Kosova U21 sot ka përballjen më të vështirë në kualifikime

news image

Kombëtarja U21 e Kosovës sot luan ndeshjen më të vështirë në kualifikimet për evropian, shkruan Sinjali Sport.

Dardanët janë mysafirë të tre luanëve me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “MK” në Milton Keynes.

Të përzgjedhurit e Nees kanë një fitore në po aq ndeshje në Grupin G duke e mbajtur pozitën e dytë, derisa britanikët ende nuk e kanë zhvilluar asnjë lojë.

Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria që pësoi disfatë dje nga Republika e Çekisë me rezultat 4-0.

Kosova synon të kthehet në Prishtinë me rezultat pozitiv, që të ëndërrojë një kualifikim të mundshëm për Kampionatin Evropian të ardhshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/