image Kosova U21 publikon listën, pesë lojtarë ftohen nga Superliga

Futboll

Kosova U21 publikon listën, pesë lojtarë ftohen nga Superliga

news image

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka ftuar 24 lojtarë për kampin përgatitor që do ta zhvillojë në Antalia të Turqisë gjatë këtij muaji.

Kosova U21 nuk ka arritur të aranzhojë ndonjë miqësore konkrete për këtë grumbullim, por ajo do ta zhvillojë një kamp përgatitor, të dytin me radhë, në Turqi.

Në këtë kamp përgatitor do të ketë edhe dy ndeshje të niveli stërvitor-testues, por që emrat e kundërshtarëve nuk janë bërë publikë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në listën e lojtarëve që u ftuan janë kryesisht ata që vijnë nga kampionatet e huaja. Nga Superliga e Kosovës janë ftuar dy lojtarë nga Trepça ’89, një nga Ballkani, një nga Drita dhe një tjetër nga Gjilani. Fjala është për Erdin Dushin, Lulzim Pecin, Veton Tushën, Ardit Tahirin dhe Oltion Bilallin.

Në këtë listë është edhe Bleron Krasniqi, sulmuesi që më herë kishte qenë pjesë e Kosovës U17, por që për arsye të ndryshme më pastaj ishte pjesë e Kombëtares U21. Kartonin e tij e posedon Schalke, por për momentin është lojtar i huazuar te Berlines AK 07 në divizionin e katërt të Gjermanisë, po shënon paraqitje të mira.

/GazetaSinjali/