image Kosova U18 e përfundoi me fitore Evropianin

Basketboll

Kosova U18 e përfundoi me fitore Evropianin

news image

Basketbollistët e Kosovës në grupmoshat U18 e kanë përfunduar me fitore Kampionatin Evropian, Divizioni B, që përfundoi dje në Rumani.

Në ndeshjen për vendin e 23-të, Dardanët e rinj e kanë mundur Luksemburgun me rezultat përfundimtar, 67:49.

Bardh Rexha ka qenë i jashtëzakonshëm me 20 pikë dhe 14 kërcime, derisa është ndihmuar nga Albin Berisha dhe Donat Musa, me nga dhjetë pikë./Sinjali/