Deri tani Kosova ka tejkaluar Shqipërinë me numrin e të infektuarve nga Covid-19.
Shqipëria deri sot ka shënuar gjithsej 584 raste, ndërsa Kosova ka konfirmuar gjithsej 598 raste me Covid-19.
Po ashtu, Shqipëria me 327 të shëruar ka trefishë më shumë sesa Kosova e cila shënon gjithsej 123 të shëruar nga ky virus.
Shqipëria ka marrë masa të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e Covid-19, duke mbyllur kufijtë dhe duke kufizuar lëvizjen.
Shqipëria rastet e para i ka shënuar 2 javë më herët se Kosova, ndërsa ka shënuar një rritje graduale të të infektuarve dhe vdekjeve me Covid-19./Gazeta Sinjali/