image Kosova sonte do të përballet me Gjermaninë në kryeqytet

Sporte të tjera

Hendboll/ Kosova sonte do të përballet me Gjermaninë në kryeqytet

news image

Sonte në orën 20.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, kombëtarja e Kosovës do të përballet me Gjermaninë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Kosova në emocione, para sfidës së madhe dhe pas asaj humbje në Maribor me rezultat 32:23 nga Sllovenia.

Njomza Kelmendi, portiere e Kosovës, tha: “Nesër na pret ndeshje mjaft e vështirë me Gjermaninë, duke patur parasysh kualitetin e kundërshtarit. Për kundërshtarin do të tregojmë respekt, por frikë nuk kemi.

Do të japim maksimumin dhe do të tregojmë që po përmirësohemi dita-ditës. Për ne është nder dhe motiv shtesë që luajmë para shikuesve tanë. Presim përkrahje nga shikuesit dhe besoj se me ndihmën e tyre do të angazhohemi edhe më shumë”. /Gazeta Sinjali/