image Kosova shpallet Kombëtarja më e mirë e turneut në Turqi

Sporte të tjera

Kosova shpallet Kombëtarja më e mirë e turneut në Turqi

news image

Organizatori në mbrëmjen përmbyllëse të “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, ka shpallur më të mirët e turneut.

Kosova mori dy çmimet kryesore. Kombëtarja dardane u shpall kampione e turneut, ndërsa kapitenia Erëleta Memeti u shpall lojtarja më e mirë e turneut.

Vendi i dytë u takoi bullgareve. Përveç kupave vendi i parë dhe i dytë u stolisen edhe me medalje.

Kosova në këtë turne realizoi tri fitore, duke mposhtur Estoninë (2:1), Hong Kongun (7:0) dhe Bullgarinë (2:1). Ekspedita e Dardaneve kthehet nesër pasdite në Kosovë.

/GazetaSinjali/