image Kosova pritet t’i nisë sot përgatitjet për parakualifikimet e “Eurobasket 2025”

Basketboll

Kosova pritet t’i nisë sot përgatitjet për parakualifikimet e “Eurobasket 2025”

news image

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot do të nisë misionin e kualifikimit. “Dardanët” do të grumbullohen nga ora 17:30, kurse nga dita e diel fillohet me dy stërvitje gjatë ditës (nga ora 10:30 dhe 17:30).

Kosova është në grup me Zvicrën dhe Danimarkën në Rrethin e Tretë parakualifikues për “Eurobasket 2025”, ku vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

Basketbollistët të udhëhequr nga përzgjedhësi i ri, Rami Hadar, fazën e parë të përgatitjeve e zhvillojnë në Prishtinë, kurse më pas do të zhvendosen në Prizren.

Në qytetin historik do të kenë edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë për t’u përgatitur sa më mirë për garat evropiane.

Sfida e parë për “Dardanët” është më 19 korrik në Prizren, kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

Kjo është hera e parë që Kosova A luan në Prizren, aty ku pret mbështetje maksimale nga tifozët, ashtu si i kanë përkrahur gjithmonë. 

/GazetaSinjali/