image Mbyllet pjesa e parë mes Folgores dhe Prishtinës, pa gola

Futboll

Mbyllet pjesa e parë mes Folgores dhe Prishtinës, pa gola

news image

Kampioni i Kosovës në futboll, KF Prishtina ka publikuar formacionin zyrtar kundër SS Folgore në kuadër të parakualifikimeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

Pjesa e parë në këtë përballje ka përfunduar 0-0, edhe pse kryeqytetasit e Kosovës dominuan kundërshtarin nga San Marino, nuk arritën që të zhbllokojnë rezultatin.

Në këtë sfidë, Prishtina nuk ka startuar me asnjë nga tre përforcimet e këtij afati, duke i mbetur besnik futbollistëve të sezonit kur e fitoj Superligën. /Gazeta Sinjali Sporti/