image Prishtina takohet me Inter Escaldes në finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve

Futboll

Prishtina takohet me Inter Escaldes në finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve

news image

Kampioni i Kosovës në futboll, KF Prishtina e ka mposhtur SS Folgore në kuadër të ndeshjes së parë të parakualifikimeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Me golat e Endrit Krasniqit dhe Mendurim Hotit, bardhekaltërit kaluan  tutje në finale të parakualifikimeve.

Kryeqytetasit do përballen me skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes.

Ekipi i Interit e mposhti HB Torshavn me rezultat minimal 1-0 dhe siguroi finalen ndaj Prishtinës.

Në stadiumin “Elbasan Arena” me 25 qershor e premte do luhet kjo ndeshje, ku do të filloj në ora 20:00. /Gazeta Sinjali Sporti/