image Prishtina me fitore të pastër mposht Folgoren

Futboll

Prishtina me fitore të pastër mposht Folgoren

news image

Kampioni i Kosovës në futboll, KF Prishtina ka luajtur kundër SS Folgore në kuadër të parakualifikimeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

Kryeqytetasit fituan me lehtësi me rezultat 2-0, ku të dy golat i shënuan në pjesë të dytë.

Pjesa e parë në këtë përballje ka përfunduar 0-0, edhe pse kryeqytetasit e Kosovës dominuan kundërshtarin nga San Marino, nuk arritën që të zhbllokojnë rezultatin.

Në fillim të pjesës së dytë më saktësisht në minutën e 50-të, Prishtina kaloi në epërsi me golin e Endrit Krasniqin.

Transferi Mendurim Hoti në minutën e 92-të realizoi golin e fundit, duke e përmbyllur këtë ndeshje me fitore.

Prishtina do të takohet me Inter Escaldes nga Andorra në ndeshjen e radhës parakualifikuese.

/Gazeta Sinjali Sporti/