Kanë kaluar mbi tetë muaj kur Prokuroria e Shtetit po udhëhiqet me ushtrues të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit. E Blerim Isufaj është zgjedhur Kryeprokuror i Shtetit nga Këshilli Prokurorial me 6 prill të këtij viti, por dosja e tij tash mbi tetë muaj po pret dekretimin nga ana e Presidentes Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Besim Kelmendin si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit. Caktimi i ushtruesit të detyrës erdhi pasi që sot ka përfunduar mandati kryeprokurorit aktual të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Kryetsuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, tha se mos dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është sfiduese për sistemin prokurorial.
“Njëra ndër sfidat kryesore me të cilat jemi ballafaquar sivjet është edhe vonesa në dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Ne e kemi kryer pjesën tonë, kemi propozuar kandidatin dhe tani dosja është në dorën e presidentes. Është kompetencë e saj kur vendos për këtë dekretim të kandidatit që e ka zgjedhë KPK”, tha Maloku.
Derisa presidentja Vjosa Osmani, ka thënë mbrëmë se është kryeprokurori, është ushtruesin e detyrës Besim Kelmendi i cili nuk e ka asnjë kufizim e kompetencë që i mungon absolutisht.
Sipas presidentes Kelmendi është zgjedhur nga anëtarët e KPK-së.
“Do të ishte mirë mos të bëhej asnjë shkelje procedurale në propozimin e bërë dhe sikur mos të kishte ankesa që po shqyrtohen në Gjykatën Supreme. Dhe kur ka ankesa nuk mundem ta dekretoj pa pasur një vendim final”, tha Osmani.
Presidentja tha se pa vendimit të GJSK-së dhe nëse ankesa shkon në Gjykatën Kushtetuese duhet pritur vendimin.
“Në momentin që përfundon procedura do të marr vendimin final”, tha Osmani.