image Kosova nënshkruan marrëveshje në fushën e mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar

Siguri

Kosova nënshkruan marrëveshje në fushën e mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar

news image

Gjatë ditës së sotme Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey kanë nënshkruar marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Mehaj përmes një postimi në Facebook ku ka shprehur falenderim ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe ka thënë se me këtë marrëveshje dy ministritë janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ku mbulon fushat kryesore si trajnime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta operacionale dhe shkëmbim të praktikave më të mira.

Postimi i plotë:

E arritur me rëndësi shumë të madhe për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe partneritetit të fuqishëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.

Sot, së bashku me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z.James Heappey nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.

Me këtë marrëveshje, dy ministritë, kemi rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta operacionale dhe shkëmbim të praktikave më të mira.

Falënderim dhe mirënjohje e thellë për Mbretërinë e Bashkuar, për gjithë kontributin dhe mbështetjen e dhënë për vendin, qytetarët dhe ushtrinë tonë!

Shumë urime e na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kudo në Botë.

Së bashku më të fortë!

/GazetaSinjali/