image Kosova nën orë policore me vetëm 1 mijë e 335 raste aktive me koronavirus

Kosovë

Kosova nën orë policore me vetëm 1 mijë e 335 raste aktive me koronavirus

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë 1 mijë e 335 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, numri i rasteve të reja dhe viktimave ditëve të fundit ka shënuar rënie. MSh-ja sot ka raportuar për vetëm një viktimë dhe 25 raste të reja.

Kurse, dje nuk u shënua asnjë viktimë nga koronavirusi. E nga 2 mijë e 347 testime të kryera, vetë 30 mostra rezultuan pozitive me koronavirus.

Pavarësisht numrit jo të lartë të rasteve aktive me COVID-19 dhe kërkesave të shumta për heqjen e orës policore, në Kosovë kjo po vazhdon të jetë si masë aktive ora policore nga ora 10:00 e mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit.

/Gazeta Sinjali/